Home » Lajme You are currently browsing entries filed in: Lajme

Bruksel, përparime në takimin e parë për zbatimin e marrëveshjes

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, me 30 dhe 31 maj ka qëndruar në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e parë për Zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lehtësim e në kontrollin kufitar Kosovë- Shqipëri

Nga sot në dy pikë kalimet kufitare Qafa e Morinës dhe Qafa e Prushit që lidhe Republikën e Kosovës me shtetin e Shqipërisë, ka filluar të zbatohet marrëveshja për lehtësimin e kontrollit kufitar hyrje-hyrje, dalje-dalje.

Radhë të gjata në Morin-Vermicë

Radha e automjeteve që ishin nisur për në Shqipëri, të premten e të shtunën ka arritur deri në 5 kilometër, në pikën e kalimit në Morin-Vermicë. Ndërsa policia shqiptare është dorëzuar duke shprehur në pamundësinë e saj për të eliminuar radhët e gjata.

Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim homologun e saj turk, Bekir Bozdag.

Rexhepi: KFOR-i të punojë më shumë në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka theksuar sot se komandanti i KFOR-it, Erhard Drews nuk duhet t’i merr personale kritikat që drejtohen ndaj KFOR-it, por të punojë më shumë për të hequr barrikadat nga veriu i Kosovës.

SHBA mirëpret marrëveshjen për zgjedhjet serbe

Departamenti amerikan i Shtetit, përmes jë komunikate për media, ka mbështetur marrëveshjen e arritur mes OSBE-së, Kosovës dhe Serbisë, për pjesëmarrjen e serbëve kosovarë me dyshtetësi në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

Rexhepi vizitoi pikën kufitare në Merdare

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vizituan Drejtorinë rajonale të Policisë Kufitare në Lluzhan të Podujevës. Me këtë rast, Rexhepi kërkoi nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion ndaj palës serbe në mënyrë që ata të kryejnë obligimet e tyre karshi marrëveshjes [...]

Deputetët kërkojnë ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri të hënën dënoi arrestimin e dy policëve të Kosovës që ndodhi javën e kaluar. Më i zëshmi në këtë Komision ka qenë deputeti i AKR-së, Emin Gërbeshi, i cili ka deklaruar se nuk ka më kurrë farë arsye që Kosova të zhvillojë bisedime me Serbinë, raporton KTV-ja. Ai [...]

Politika dirigjon mediat

Implementimi i dobët i legjislacionit, mosfunksionimi i gjyqësorit, institucionet publike te politizuara, përfshirë edhe redaksitë dhe si rezultat i kësaj ka mungesë të pavarësisë, presion politik, interesa politike dhe të biznesit që ndërhyjnë në lirinë e te shprehurit në media. Gjatë viteve të fundit është vërejtur edhe ndikimi i politikës në media, ku shumica prej [...]

Një delegacion i Kongresit amerikan viziton Kosovën

Një delegacion i Kongresit Amerikan, i udhëhequr nga kongresisti David Dreier, do ta vizitojë Kosovën më 3 dhe 4 prill. Sipas REL, gjatë qëndrimit në Kosovë, ky delegacion do të takohet me presidenten e Kosovës, kryetarin e Kuvendit, si dhe me anëtarët e Kuvendit, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë. Republikani Dreier përfaqëson shtetin e Kalifornisë [...]